Motra dhe bashkëshortja e Renato Omerit, 37-vjeç, i cili mbeti i vrarë të dielën nga breshëria e kallashnikovit në një lokal pranë Lungomares në Vlorë, tregojnë momentet e fundit të tyre me Renin.

Motra e tij e madhe, Entela Çaushi rrëfen kalvarin e vrasjeve nga ekzekutimi i djalit të saj, Endri Çaushaj në dhjetor të 2015-ës në Durrës e deri te atentati që i mori jetën të vëllait.

"Në fillim më vranë djalin, Endri Çaushaj ishte një djalë shembullor. E vranë në Durrës më 20 dhjetor me Ervin Kodrën. Tani vranë edhe Renin te pragu i derës. E ftuan për kafe, megjithëse ishte i lodhur ka zbritur, më pas kemi dëgjuar të shtënat, e gjeta vëllain duke dhënë shpirt", thotë e motra.

Ajo i bën thirrje shtetit të zbardhë vrasjen.

"Unë nuk e kuptoj sesi një vrasje e tillë me kallashnikov të bëhet në mes të qytyetit si në Durrës ashtu edhe në Vlorë e të mos gjendet vrasësi. Deri tani s'më trokitur asnjë letër në derë e jo më ndonjë dorë polici apo të më thërrasë gjykata për të marrë deklaratë".