Lumë pushuesish nga Kosova drejt Shqipërisë.

Piku i fluksit arriti në orën 4 të mëngjesit duke regjistruar numrin më të lartë të mjeteve e qytetarëve që kanë hyrë në Shqipëri për këtë sezon.

Deri në oren 7 të mëngjesit të kësaj të shtune, ky numër kaloi shifrat e 11 mijë qytetarëve, mijëra autovetura e dhjetëra autobusë të shoqërive turistike.

Pika kufitare edhe pse me gjashtë sportele u desh të punonte me procedurë të përshpejtuar.

Trau i doganës qëndroi i ngritur duke punuar vetëm për drejtimin e trafikut për shkak të fluksit të lartë radhët e të cilave u panë deri në fshatinVërmicë të Kosovës.