Një email nga Kuvendi i Shqipërisë iu ka ndërprerë pushimet deputetëve.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë situatë të jashtëzakonshme, por për një kërkesë nga zyra e financës e cila iu kërkon deputetëve, në përfundim të legjislaturës së tetë, të bëjnë dorëzimet.

Report TV ka siguruar këtë email, ku deputetëve iu kërkohet të dorëzojnë në Kuvend një laptop që kanë marrë në përdorim në fillim të mandatit të tyre në vitin 2013.

Emaili i Kuvendit drejtuar deputetëve
?Të nderuar deputetë,
Na lejoni që të sjellim në vëmendjen tuaj se gjatë legjislaturës së VIII-të, ju jeni pajisur me laptop nga Kuvendi i SHqipërisë, për të cilin keni firmosur kartelën përkatëse të marrjes në dorëzim pranë shërbimit të Financës së Kuvendit.

Për sa më sipër, lutemi në mirëkuptimin tuaj, për dorëzimin e tyre pranë shërbimit të financës, duke qenë se përfunduan punimet e legjislaturës së 8-të?
-thuhet në email-in e Kuvendit për deputetët.