Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria vazhdon të mbetet në alarm përsa i përket zjarreve të rëna në të gjithë vendin.
Megjithatë lajmi i mirë vjen nga parku i Llogarasë kur pas tre ditë pune intensive është arritur që flakët të mbahen nën kontroll.
Emergjencat civile bëjnë të ditur se për zjarrin e rënë në fshatin Dukat të Vlorës në mbështetje të forcave zjarrfikëse, të ushtrisë e vullnetarëve, kanë ardhur edhe 2 avionë nga Greqia të cilët kanë bërë të mundur izolimin dhe fikjen e disa vatrave të rrezikshme zjarri.
Po ashtu dhe situata në Malin e Dajtit ka ndryshuar totalisht ku janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit, megjithatë zjarrëfikësit janë në gatishmëri në këtë zonë, duke mos lejuar rindezjen e zjarreve.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/zjarret-nen-kontroll-flaket-ne-llogara-situate-e-rende-ne-gjirokaster/