Surprise Me!

Aksidentet rrugore, 105 viktima në 6 muaj

2017-08-05 1 Dailymotion

Sjelljet e rrezikshme në rrugë gjatë drejtimit te mjetit vazhdojnë të gjenerojne aksidente, shpesh edhe me pasoja fatale.

Raporti i fundit i Institutit të Statistikave bën me dije se vetëm gjatë gjashtë mujorit te parë të 2017 janë regjistruar 899 aksidente rrugore.

105 persona kanë humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur 1100 të tjerë, shumica meshkuj.

Si numri i aksidenteve ashtu edhe i rasteve fatale, ka ardhur në rënie krahasuar me 6 mujorin e parë të 2016. Por ekspertët e statistikave kanë vënë në dukje se qershori i këtij viti ka shënuar një numër rekord me 185 aksidente rrugore, duke e tejkaluar me 2,2% numrin e aksidenteve të ndodhura në qershorin e 2016.

Si pasojë e këtyre aksidenteve, 245 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 12 kanë humbur jetën.

Nga ekspertiza e kryer gjatë aksidenteve ka dal në pah se në 80% të rasteve fajtor ka qenë drejtuesi i mjetit, që në shumicën e rasteve ka qenë i grupmoshës 25 ? 35 vjeç. TV KLAN

Buy Now on CodeCanyon