Surprise Me!

Report TV - Lushnje,zjarr në Ardenicë,digjen sipërfaqe me ullishte dhe pisha

2017-08-05 1 Dailymotion

LUSHNJE - Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte dhe pisha të buta në kodrat pranë Manastirit të Ardenicës, në Lushnje.

Rreth 6 ha ullishte dhe pisha janë shkrumbuar në pak orë pas rënies së zjarrit. Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike në një dru pishe, çka ka shktuar edhe flakët masive.

Për të vënë zjarrin nën kontroll janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Lushnjes, të ndihmuara edhe nga dy zjarrfikëse të tjera të ardhura nga qyteti i Fierit dhe Patosit.

Edhe banorët e zonës janë mobilizuar për të ndihmuar zjarrfikësit në lokalizimin e vatrave.

Zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi, ndërsa mësohet se ka dalë jashtë kontrollit, duke kaluar në fshatin Vajkan të Fierit.

Edhe pse flakët janë intensive, nuk rrezikohen shtëpitë, por drejtuesit vendorë kanë kërkuar ndihmë nga Tirana për ndërhyrje të specializuar.

Shërbimi zjarrfikës është angazhuar për të neutralizuar zjarrin i cili ka shkaktuar djegien e dhjetëra drurëve ullinj dhe pisha të buta.

Buy Now on CodeCanyon