Arrestohen 4 të rinjtë e dyshuar si autorë të atentatit ndaj Lorenc Hoxhës tre ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Autorët janë arrestuar teksa fshiheshin me identitet të rrem në një hotel në Vlorë. Një prej të arrestuarve i ka shpëtuar atentatit ndaj tij në muajin Maj.

Konflikti me Lorenc Hoxhën pas xhirimit të gomave të makinave. Publikohen pamje te reja ku duken 4 të rinjtë që i afrohen mjetit të të plagosurit dhe e qëllojnë me armë. Panik tek qytetarët e rastit.

Katër autorët u kapën në një hotel në gjumë
Pas ngjarjes autori i atentatit dhe bashkëpunëtorët janë larguar në drejtim të Vlorës për t?u fshehur, por janë vendosur në pranga nga policia pas daljes së pamjeve të atentatit.

Autorët janë arrestuar në gjumë në Vlorë në një hotel, ndërsa vijojnë hetimet për mënyrë sesi u larguan nga Tiranë në drejtim të Jugut të vendit me të njëjtin mjet pa u ndaluar nga asnjë postbllok.

Gjithashtu gjatë operacionit autorëve iu sekuestrua makina tip BMË me të cilën u krye atentati dhe disa telefona të autorëve.