Operacionet e ndërmarra dhe helikopterët e ardhur nga Greqi e Italia kanë bërë të mundur që shumë vatra zjarri të lokalizohen.

Këtë të diel, Emergjencat Civile raportuar vetëm për 7 vatra zjarri aktive në 5 qarqe: Tiranë, Vlorë, Dibër, Fier e Berat.

Edhe pse më e keqja duket se ka kaluar, situata është në monitorim të vazhdueshëm ndërsa iu kërkohet qytetarëve që të njoftojnë menjëherë kur konstatojnë raste zjarresh.

Zjarret janë favorizuar nga temperaturat tepër të larta, ndërsa në shumë raste zjarrfikësit e kanë patur të pamundur të ndërhyjnë si pasojë e terrenit të vështirë.

Në zonat malore janë përdorur kryesisht helikopterë për të lëshuar ujë nga ajri.

Bilancet e deritanishme flasin për mbi 200 ha pyje dhe rreth 300 ha shkurre dhe kullota të shkrumbuara.

Edhe më dramatike e bën situatën fakti se me afro 90 % të rasteve zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Policia ka arrestuar deri tani disa persona si autorë të vënies së zjarreve, me qëllimin për të hapur kullota të reja.

Tv Klan