Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për shtrimin e Rr. ?Alla? dhe hapjen e segmentit të ri që e lidh atë me Rr. ?Shyqyri Brari?, të cilat ndodhen në një nga blloqet e banimit ku zhvillimi i ndërtimeve dhe i bizneseve nuk ka ecur paralelisht me urbanizimin dhe sistemimin e hapësirave publike.<br /><br />Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet dhe shprehu vendosmërinë e institucionit që drejton për të urbanizuar edhe ato zona, si Farka, ku për vite me radhë ish komunat kanë dhënë leje ndërtimi pa menduar për infrastrukturën dhe urbanizimin.<br /><br />?Kjo është një lagje e mbipopulluar, kryesisht nga lejet e dhëna nga ish-komuna Farkë pa menduar fare për urbanistikën, se ku do jenë kanalizimet, asfalti dhe trotuari, pa menduar ku do jenë shkollat, kopshte e çerdhet. Këto janë sfida e Bashkisë sonë, që në shumë prej komunave që ka trashëguar, si këtu në Farkë, si në Kashar, ku vitet e fundit ndërtimet kanë bërë kërdinë, tani na duhet të sjellim edhe urbanizimin?, tha Veliaj.