Banorët e Laknasit, në Kamëz, vuajnë prej 27 vjetësh mungesën e ujësjellës - kanalizimeve.

Edhe pse fare pak kilometra nga qendra e qytetit, zgjidhjet alternative si shpimet apo puset janë e vetmja mënyre e furnizimit me ujë të pijshëm.

Tani që burimet kanë shteruar nga thatësira, mungesa e ujit ndjehet edhe në gjërat elementare.

Po përkundër kësaj mungese të ujësjellësit prej 27 vitesh, banorët shprehen për Report Tv se vijojnë të paguajnë taksën e ujit, si kusht i Bashkisë së Kamzës për të përfituar shërbimet e tjera.

?Kemi paguar taksën për punë certifikate se pa i paguar detyrimet bashkisë nuk ta japin. I themi shih se nuk ka ujësjellës, ata nuk vijnë fare. Ujin e kemi nxjerrë me mjete primitive, me truma i themi, por ne nga nxehti nuk ka më ujë toka, tani e blemë. Blejmë ujë me lekë?, shprehen banorët.

Banorët e rrugës Buna shprehen se probleme kanë edhe me kanalizimet e rrugën e cila nuk është shtruar prej vitesh.

?Në radhë të parë kërkojmë ujin se nuk kemi prej vitesh. Bashkia e dinë se ne kemi bërë kërkesë edhe për kanalizimin e ujërave të zeza dhe të bardha, as njëherë nuk kanë marrë masa. Lekët i duan punë nuk bëjnë?, thonë banorët.

Përreth zonës së Laknasit janë tre stacione pompimi që furnizojnë me ujë Kamzën dhe zona të caktuara të Tiranës, por vetë banorët e kësaj zonë vuajnë që prej viteve 90 problemin e furnizimit me ujë.