Arrestohen 4 autorët e atentatit ndaj Lorenc Hoxhës tre ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Në pranga kanë rënë Dejvis Rustemaj, Klajdi Kodra, Igler Qose dhe Ardit Xheferri. Autorët janë arrestuar teksa fshiheshin me identitet të rremë në një hotel në Vlorë.

Të rinjtë sipas burimeve për Report Tv fshiheshin në Vlorë të ndihmuar dhe nga disa të afërm të tyre dhe kanë qëndruar në banesa private dhe në hotel duke u regjistruar me identitete të rreme.

Ata janë sjellë në Tiranë dhe pritet që ditën e martë të dalin para gjykatës ku do të njihen me masën e sigurisë dhe kërkesën e prokurorisë e cila ka caktuar ndaj tyre arrest me burg.

Publikohen pamje te reja ku duken 4 të rinjtë, mes tyre atentatori Dejvis Rustemaj që i afrohet mjetit të Lorenc Hoxhës, hap derën e makinës dhe e qëllon me armë zjarri, ndërsa ky i fundit manovron me shpejtësi duke u larguar.

E pa sqaruar nga policia mbetet se si të rinjtë mundën të largoheshin drejt Vlorës me të njëjtin automjet dhe pse në hyrje daljet e Tiranës apo policive të qarqeve u ishte dhënë përshkrimi automjetit AA 055 MO dhe modeli BMW ngjyrë e zezë fuoristrad.

Sherri mes dy grupeve, Rustemaj dhunoi Hoxhën dhe vëllanë e tij
Shkak i konfliktit sipas hetimeve mes dy grupeve rivale ka qenë një përplasje fizike që ata kanë pasur 2 ditë para atentatit tek sheshi ?Nënë Tereza? pranë universitetit pas xhirimit të gomave, ku Dejvis Rustemaj ka dhunuar fizikisht Lorenc Hoxhën dhe vëllain e tij.

Në ngjarjen e ndodhur në kryqëzimin e komunës së Parisit sipas policisë u përdorën dy armë dhe ndërmjet të rinjve u shkëmbe zjarr, ndërsa në përfundim të operacionit ?poker? asnjë nga armët e krimit nuk është gjendur.