Surprise Me!

Report TV - Viktimat në plazhe, institucionet mjaftohen me sensibilizim

2017-08-06 0 Dailymotion

Në një kohë që numri i viktimave në plazhet shqiptare ka prekur shifra alarmante, siguria vijon të jetë inekzistente.

Pas denoncimit të disa ditëve me radhë që Report Tv i bëri kësaj problematike, nisën edhe disa reagime për marrjen e masave, por sërisht ato ishin sporadike dhe të papërfillshme përball kësaj emergjence.

Por më ironike është fakti se prej disa ditësh nga ana e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, ka nisur një fushatë këshillimi dhe trajnimi të pushuesve si të japin ndihmën e parë.

Ndalesa e radhës e këtij projekti ishte në plazhin e Sarandës, në po të njëjtën ditë kur disa metra më larg një turist polak nuk u arrit të shpëtoj edhe për marrjen me vonesë të ndihmës së parë.

Trajnimi i pushuesve është gjithsesi një iniciativë e mirë për ndihmën e parë, por kurrësei ajo s?mund të jetë baza për ti paraprirë ngjarjeve të rënda që kanë shoqëruar këtë sezon turistik në Shqipëri.

Kreu i agjencisë kombëtare të turizmit Ardit Çollaku, u shpreh për mediat se sensibilizimi do të vijojnë në plazhe të ndryshme duke shpërndare për pushuesit 10 rregullat e Arta mbi sigurinë.

Buy Now on CodeCanyon