Situata e zjarreve në vend vijon të jetë kritike, ndërsa regjistrohen akoma vatra të reja.

Pasdite e sotme flakët kanë përfshirë disa shkurre shumë pranë tunelit Tiranë-Elbasan në malin e Kërrabës.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa mësohet se për fat të mirë nuk ndodhen shtëpi afër.

Shuarja e flakëve nga toka është e pamundur për shkak të mungesës së infrastrukturës, ndërsa shihet si e vetmja zgjidhje ndërhyrja nga ajri.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 7 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 84 punonjës zjarrfikës, 17 automjete zjarrfikëse, 90 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, punonjës vullnetarë, të Pyjores dhe nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura, etj, të mbështetur dhe nga helikopterë.

Përveç helikopterëve, në ndihmë janë edhe dy avionë të vegjël nga shteti grek, të anazhuar për shuarjen e zjarreve në Llogara.