Gjykata e Tiranës ka lënë në burg atentatorin e ngjarjes te Komuna e Parisit, Dejvis Rustemaj dhe 3 bashkëpunëtorët e tij Klajdi Kodra, Igler Qose dhe Ardit Xheferri.

Dejvis Rustemaj dhe tre personat e tjerë akuzohen për atentatin ndaj Lorenc Hoxhës para 4 ditës te Komuna e Parisit.

Katër të arrestuarit nuk kanë bërë asnjë deklarim para gjykatës, ndërsa akuzohen për tentativë vrasje, plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Ditën e djeshme Dejvis Rustemaj dhe 3 të tjerët janë arrestuar në Vlorë në një hotel, ndërsa sot u paraqitën para gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë.

Në ngjarjen e ndodhur në kryqëzimin e komunës së Parisit sipas policisë u përdorën dy armë dhe ndërmjet të rinjve u shkëmbe zjarr, ndërsa në përfundim të operacionit ?poker? asnjë nga armët e krimit nuk është gjendur.