Surprise Me!

Report TV - Saranda prej 10 ditësh pa ujë bie ndjeshëm numri i pushuesve

2017-08-08 0 Dailymotion

Në pikun e sezonit turistik, qyteti bregdetar i Sarandës, prej më tepër se 10 ditësh po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Përpara kamerës së Report Tv, banorët e këtij qyteti ankohen se kanë marre nga disa firma fantazma premtimin se brenda pak kohësh do të furnizohen 24 orë me ujë.<br /><br />"Kemi pasur ujë me bollëk, erdhën pasandaj firma fantazmë, na thanë se do kishim 24 orë ujë dhe do hiqnim edhe depozitat nga lart. Edhe ne kishim një depozitë e kemi vënë këtu në kopsht dhe ujë nuk na vjen, vjen sa përmjerr keci?, thotë në prej banorëve të qytetit të Sarandës.<br /><br />Gjithashtu edhe pushues të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin e Sarandës janë të zhgënjyer nga kushtet e ofruara në banesat e tyre pasi nuk kanë ujë as për nevojat e tyre më elementare. Ata shprehen se nga ujësjellësi kanë marrë përgjigjen se prioritet i tyre janë vetëm hotelet.

Buy Now on CodeCanyon