Rishfaqet Elivar Golemi. Ish-inspektoria e Bankës së Shqipërisë ka qenë ditën e sotme e ftuar në tryezën e Inspektoratit Qendror si përfaqësuese e biznesit për të dhënë mendime mbi reformimin e inspektorateve.

Ish-inspektorja e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi në datë 3 Prill u dënua nga gjykata me dy vite burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës në skandalin e vjedhjes së thesarit të BSH në vitin 2014.

Dënimi i Elivar Golemit
Dënimi ndaj Golemit në datë 3 Prill u dha pas kërkesës së prokurorisë për ta dënuar atë me 3 vite burg. Si masë plotësuese gjykata vendosi që dënimi i Golemit të konvertohet në 24 muaj detyrim paraqitje pranë shërbimit të provës.

Por Elivar Golemi i është drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesën për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Apelit me datën 12 prill nga përfaqësuesi ligjor i Golemit.