Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtimi i vatrave të zjarreve kanë sjellë një rritje të operacioneve të kompanisë Viva në shuarjen e flakëve. Stafi gjerman ka nisur misionin prej mëngjesit duke vijuar gjatë gjithë ditës luftën për të vënë situatën në kontroll.
Helikopteri ka nisur operacionin në Krrabë, ku zjarret kanë shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme duke iu afruar tunelit. Ndërhyrja e VIVA ka qenë e rëndësishme në vënien nën kontroll të situatës duke hedhur ujë nga ajri në zonat më të vështira. Më pas puna ka vijuar në zonën e Gramshit, teksa me kërkesën e Emergjencave Civile helikopteri i Viva ka nisur operacionin në Kavajë, ku zjarri kishte pushtuar një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pisha. Madje për këtë ndërhyrje dhe kryetari i bashkisë së Kavajës Isa Sakja ka përshëndetur ndërhyrjen e stafit të VIVA.
Por puna nuk ka përfunduar këtu, VIVA ka ndërhyrë dhe në zjarret e rëna në Laç, Ishëm dhe Shëngjin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/viva-rrit-operacionin-nderhyn-per-shuarjen-e-zjarreve-ne-krrabe-kavaje-e-gramsh/