Foshnja e familjes Mimini, i lindur 2 ditë më parë në maternitetin ?Koço Gliozheni? në Tiranë, ka probleme serioze në zemër.

Mungesa e një ene gjaku, që çon gjakun për ta pastruar nga zemra në mushkëri, vendos në rrezik jetën e tij.

Antoneta dhe Arjani Mimini, prindërit e foshnjes 2 ditëshe, rrëfejnë mes dhimbjes dhe forcës çastet e para kur u njohën me problemin e të birit.

?U bëmë gati për ta nxjerrë nga spitali sapo të plotësonim kartelën vjen doktoresha e sheh fëmijën që nuk ishte në rregull. Shpejt më tha se të pret ambulanca poshtë . Zbritëm e çuam tek QSUT. Doktori i bëri eko më shpjegoi se fëmija është në gjendje të rëndë? shprehet babai foshnjes.

Deri tani gjendja e foshnjes po mbahet nën kontroll përmes ilaçit Prostagladinë revervë, pasi një ilaç i tillë nuk gjendet në Shqipëri.

?Kërkuam ndihmë nga njerëz të afërt,nuk e gjenim dot, na ndihmoi doktoresha. Ai medikamenti është sa për ta mbajtur gjallë jo për ta shpëtuar?, shton Arjani.

Albert Koja, mjek në QSUT, kontaktuar nga Report Tv sqaron se është urgjente nevoja për të ndërhyrë me operacione ndihmëse, e për këtë foshnja duhet nisur menjëherë jashtë vendit. Vendosja e një unaze ose stende duhet bërë që në ditët e para të jetës së tij.