Surprise Me!

Report TV - Termetet, sizmiologu Dushi:Nuk ka vend për panik,as të dhëna për alarm

2017-08-10 0 Dailymotion

Deklarata e shefit të Emergjencave Civile shkaktoi jo pak panik tek qytetarët, për shkak të rrezikut dhe kujtimeve të hidhura të tërmetit katastrofik të vitit 1967, i cili regjistroi 12 vitkima dhe afro 180 të plagosur në zonën e ELbasanit, Librazhdit dhe Dibrës.<br /><br />Për të sqaruar këtë situatë Report Tv u interesua pranë Institutit të sizmiologjisë për të marrë të dhëna më të plota rreth rrezikut që na kanoset. Sizmiologu Edmond Dushi nga Instituti i Gjeoshkencës, pohoi se nuk ka vend për panik pasi situata është në kushte normale dhe nuk ka të dhëna për alarm. <br /><br />?Mund të themi që është një situatë normale, vendi ynë karakterizohet nga një aktivitet i tillë. Mund të jenë dhe paralajmëruese, shpeshherë kur vihet re një shtim i mikrotërmeteve në zona të caktuara por cka nuk vihet re në territorin e Shqipërisë, këto janë tërmete sporadike që shtrihen në të gjithë territorin e vendit? u shpreh Dushi.

Buy Now on CodeCanyon