Deklarata e shefit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi shkaktoi jo pak panik tek qytetarët, për shkak të rrezikut dhe kujtimeve të hidhura të tërmetit katastrofik të vitit 1967, i cili regjistroi 12 viktima dhe afro 180 të plagosur në zonën e Elbasanit, Librazhdit dhe Dibrës.

Për të sqaruar këtë situatë Report Tv u interesua pranë Institutit të sizmiologjisë për të marrë të dhëna më të plota rreth rrezikut që na kanoset. Sizmiologu Edmond Dushi nga Instituti i Gjeoshkencës, pohoi se nuk ka vend për panik pasi situata është në kushte normale dhe nuk ka të dhëna për alarm.

?Mund të themi që është një situatë normale, vendi ynë karakterizohet nga një aktivitet i tillë. Mund të jenë dhe paralajmëruese, shpeshherë kur vihet re një shtim i mikrotërmeteve në zona të caktuara por çka nuk vihet re në territorin e Shqipërisë, këto janë tërmete sporadike që shtrihen në të gjithë territorin e vendit?, u shpreh Dushi.

Sa i përket periudhave të ripërsëritjes së tërmeteve, Dushi shtoi se nuk mund të thuhet që ky vit është periudha kur do të ripërsëritet tërmeti i 1967-ës.

?Në bazë të statistikave është përcaktuar që kjo periudhë përsëritje është cdo 30-35vjet, Nuk mund të themi nëse ky vit do të jetë më aktiv apo jo në aspektin sizmik. Kjo i lihet natyrës?, shton Dushi.