Dy batalione të ushtrisë kanë mbërritur në ndihmë të shërbimit zjarrfikës në fshatin Fortuzaj të Vorës.

Për shuarjen e flakëve po punojnë 4 automjete zjarrfikëse dhe 30 punonjës të shërbimit zjarrfikës. Zjarri rrezikon një magazinë fishekzjarresh
Informacionet e para bëjnë të ditur se flakët rrezikojnë një magazinë fishekzjarresh gjë e cila ka alarmuar Policinë e Tiranës dhe shërbimin zjarrfikës.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur epike të shumta të zjarrfikëses të cilët vijojnë betejën me zjarrin për të shmangur afrimin e flakëve pranë magazinës me materiale piroteknike.