Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e rëna gjatë natës kanë ndihmuar për të shuar plotësisht zjarret në disa zona por Emergjencat Civile raportojnë se janë ende 11 vatra aktive në disa qarqe të vendit.
Kështu reshjet e shiut kanë shuar plotësisht vatrat e zjarrit në Malin e Derjes pranë fshatit Shëngjergj të bashkisë Tiranë si dhe në fshatin Kuç të bashkisë Vorë, si dhe në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll me pisha ndërmjet fshatit Okshtun dhe Hameraj të bashkisë Rrogozhinë. Si dhe janë shuar flakët në fshatin Kreshpan, Njësia Administrative Cakran, bashkia Fier
Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në fshatin Bllacë, bashkia Bulqizë. Vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Finiq. Situata ka qenë më e agravuar në fshatin Dhrovjan dhe Leshnicë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/reshjet-shuajne-zjarret-ne-tirane-por-jo-ne-dropull-e-vlore/