http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në shtator Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë funksionale për qytetarët. Shume shpejte pritet të hapet edhe segmenti më i rëndësishëm i saj, i cili lidh zonën e ?Pallatit me Shigjeta? me Farkën, duke i dhënë zgjidhje kështu problemit të trafikut të makinave që vijnë nga sheshi ?Shqiponja? dhe Kombinati në drejtim të qendrës, si dhe të atyre që udhëtojnë drejt juglindjes.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, inspektoi punimet dhe u shpreh i kënaqur me ritmin me të cilin po ecin ato. Veliaj beri te ditur se shume shpejt Bashkia e Tiranës do te nise aksionin per mbylljen e të gjitha hyrje/daljeve të paligjshme në akset kryesore rrugore të qytetit, të cilat janë një burim rreziku për jetën e qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj njoftoi se me nisjen e vitit të ri shkollor në muajin shtator do të rikthehet edhe rregulli i qarkullimit për automjetet që bëjnë furnizimin e njësive tregtare në kryeqytet, duke i dhënë përparësi lëvizshmërisë së nxënësve.