Bilanci i mbytjeve në det në vendin tonë sa vjen edhe rëndohet. Një tjetër pushues ka humbur jetën ditën e sotme në plazhet shqiptare, duke e çuar në dy numrin e të mbyturve vetëm ditën e sotme.

Vdes 12-vjeçarja, shpëton kushërira
Një 12 vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Divjakës, teksa ka qenë duke u larë së bashku me kushurirën e saj në det.

12 vjeçarja G.A. bashkë me kushurirën e saj M.L, 11 vjeçe kanë qenë duke u larë në det, kur i ka marrë rryma dhe kanë rrezikuar të mbyten.

Në ndihmë të vajzave një 15-vjeçar, vetëm njëra shpëtoi
Menjëherë në ndihmë të tyre ka shkuar një pushues i rastit, A.M, 15 vjeç i cili ka arritur ti nxjerrë në breg të dyja vajzat me ndihmën edhe të pushuesve të tjerë, por vetëm njëra nga vajzat arriti të shpëtonte.

Edhe pse ndihma nga 15 vjeçari ka qenë e menjëhershme, 12 vjeçarja nuk ka arritur të mbijetojë. Vajza që mbyt është banore e zonës, ndërsa kishte ardhur në plazh me të afërmit e saj.