Shtatë drejtorë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit kanë bërë një kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme për shpërdorim detyre ndaj ministres teknike Mirela Karabina.

Sipas tyre Karabina ka penguar punën në Ministri dhe e ka kthyer institucionin në një ambjent stresues.

Ata nuk ndalen në raste konkrete të atyre që ata i cilësoj shkelje, por shprehen se një ndër to është rasti i dhunës i treguar ndaj Sekretarit të Përgjithsëm i cili u ndalua me forcë të futej në institucion, ndërsa theksojnë se të gjitha janë sqaruar në padinë.

?I ka shkaktuar dëm ministrisë duke penguar punën dhe duke e kthyer Ministrinë e Arsimit në një stres të paparë. I kërkojmë prokurorisë ta ndjeki çështjen me përparësi.
E akuzojmë edhe për dhunën, njëri rast është ai i ndalimit me forcë të sekretarit të përgjithshëm për të hyrë brenda, dhe kjo është skandale?, tha drejtori Vladimir Gjoni.