Afro një vit pas hetimeve të nisura për përgjime të paligjshme me pajisjen IMSI Catcher të sjellë nga Italia për trajnim të policëve shqiptar, gjykata penale e Tiranës rrëzon kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të gjetura në pajisjet e marra në zyrën e Haki Çakos, Artion Dukës dhe ekspertit të IT-s në polici Ention Xheliljat.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht një kopje të këtij vendimi ku më 24 korrik 2017 gjyqtari Astrit Faqolli ka vendosur të rrëzojë kërkesën e prokurores Anisa Qimili për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike që do ti shërbenin këtij hetimit.

Sipas vendimit të gjyqtarit siguruar nga ReportTv sqarohet se prokuroria ka proceduar penalisht Çakon, Dukën dhe Xhelilajn për shpërdorim detyre dhe jo për vepra penale në fushën e teknologjisë së informacionit që do duhej sekuestrimi i të dhënave kompjuterike.

Në qershor të vitit 2016 prokuroria sekuestroi në ambientet e policisë së shtetit dhe përkatësisht në zyrat e Cakos, Dukës dhe Xheliljat pajisjet si më poshtë: : Laptop HP, ngjyrë gri në të zezë, Kompjuter i markës ?DELL?, ngjyrë gri në të zezë, CD copë 2, Skaner 3300 C me ngjyrë gri, CD tip ?Sony? ngjyrë e bardhë 6 copë, CD tip ?Maxell?, ngjyrë e verdhë, CD tip ?COMMESH? ngjyrë gri, Ovation systems Video surveillance, Produkt CD-USA një copë, CD ? ganna group GG2015 ISS Prague, Kompjuter i markës ?DELL? me nr. E140067407071, 23 VP Ë61-ALL INONE, aparaturë me ngjyrë të zezë, poshtë ngjyrë gri, ku është vendosur një fletë me të dhëna H.265 HD i DVR MODEL: NVR-6008PL, POËER: DC 12V.