Bashkia e Tiranës po vijon me ritme të shpejta rikonstruksionin e shkollës ?Siri Kodra?, duke rehabilituar të gjitha institucionet arsimore në territorin Njësinë Administrative Nr.8. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Ervin Bushati, inspektoi punimet që po kryhen në shkollën ?Siri Kodra?, prej nga siguroi se gjithçka do të jetë gati në shtator, për të mirëpritur 600 nxënësit që mësojnë këtu.

?Jam shumë i kënaqur që të paktën në një njësi të Tiranës po mbyllim rikonstruksionin e të gjitha institucioneve arsimore. Kemi qenë në çdo çerdhe, në çdo kopsht, në çdo shkollë, po mbarojmë punë te ?Siri Kodra?, që viti shkollor të na gjejë gati. Gjithashtu, edhe Shkolla e Kuqe është në përfundim e sipër, ndaj mund të themi me gojën plot se ka filluar kompletimi, një nga një, i njësive të Tiranës me të gjitha institucionet arsimore. Do të punojmë gjatë gjithë muajit gusht, pa ndërprerje, edhe ditët e para të shtatorit, për t?u siguruar që të mbyllim të gjitha kantieret e hapura në Tiranë?, tha Veliaj.Shkolla ?Siri Kodra?, e cila ishte amortizuar ndër vite si pasojë e mungesës së investimeve, do të ketë ambiente krejtësisht të reja dhe të pajisura me të gjithë bazën e nevojshme, duke krijuar kushte komode për zhvillimin e mësimit.

?Në këtë shkollë nuk ishte vënë dorë prej thuajse 20 vitesh, kështu që i kemi hyrë me themel, duke filluar nga palestrat, klasat, laboratorët, nyjet higjieno-sanitare. Ajo që është më e rëndësishme është koncepti i milingonës, punohet në verë edhe për dimrin?, tha ai.
Projekti merr parasysh edhe ndryshimet klimaterike në kryeqytet, duke siguruar ngrohje në gjithë ambientet e shkollës përmes instalimit të kaldajës.

?Po punojmë tani për kaldajat, që kur të vijnë ngricat, si ato që patëm dimrin e kaluar, më pak shkolla të ndjejnë problematikën e të ftohtit. Pothuajse në të gjitha shkollat e Tiranës investimi kryesor ka qenë kaldaja, e cila të na funksionojë në dimër dhe të mos kemi problematika?, tha Veliaj, ndërsa siguroi se gjithmonë e më shumë investime të Bashkisë së Tiranës do të përqëndrohen në marrjen e masave për instalimin e sistemit ngrohës në institucionet publike dhe në shmangien e përmbytjeve si pasojë e kushteve atmosferike.
?Jetojmë në një kohë jashtëzakonisht të vështirë. Do të thotë që më shumë investime do të shkojnë si për ngrohje, si për ftohje, gjithmonë e më shumë investime për mbrojtje nga përmbytjet, kur kemi dimër të vështirë dhe vjeshtë të vështirë. Këtu kemi ndërhyrë edhe me kanalizimet e lidhura me kolektorin kryesor dhe rruga ?Siri Kodra?, nga një rrugë problematike, u bë viti i dytë që nuk kemi patur përmbytje si ato më parë. Kështu që besoj se me emrin e mirë të ?Siri Kodrës? si për rrugën, si për shkollën, të kemi një cilësi që i përgjigjet po këtij emri dhe po këtij reputacioni?, theksoi Veliaj.

Rikonstruksioni total i shkollës 9-vjeçare ?Siri Kodra?, parashikon sistemimin e të gjitha linjave elektrike, hidraulike, nyjeve higjieno-sanitare, si dhe re...