Amerikanja "Washington Post" i ka kushtuar një shkrim fshatit jugor të Nivicës, ku përshkruhen bukuritë e tij natyrore dhe projekti që synon hapjen e këtyre fshatrave për turistët.<br /><br />Pikërisht me këtë shkrim, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t'i urojë një ditë të mbarë të gjithë ndjekësve të tij në rrjetet sociale.<br /><br />"Mirmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull për Nivicën e bukur, botuar dje në Washington Post", shkruajti kreu i qeverisë, ndërkohë që postoi shkrimin e plotë.
