http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtues të policisë së Lezhës kanë akuzuar strukturat e ushtrisë dhe të Drejtorisë së Bujqësisë për neglizhencë në luftën kundër kanabisit.

Gjatë një mbledhjeje në prefekturë, nëndrejtori i policisë Skënder Hita, tha se këto institucione nuk kanë raportuar asnjëherë për rastet e zbuluara në zona që janë në varësinë e tyre.

Prefekti Eduart Ndreca e quajti Lezhën një nga qarqet që po shkon drejt pastrimit të hartës përsa i takon kultivimit te bimëve narkotike.

Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, policia lokale ka zbuluar 21 raste të kultivimit të bimëve narkotikë. Janë asgjësuar gjithsej rreth 6300 rrënjë kanabis, si dhe u shkatërruan 15 parcela.