Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tragjedi në Malësinë e Madhe. Dy të mitur kanë humbur jetën në ujërat e liqenit të Shkodrës në vendin e quajtur Grilë, teksa kishin hyrë për t?u larë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur orës 16:00, kur dy kushërinj me inicialet E. T,13 vjeç dhe S. T. 15 vjeç, banues në fshatin Gruemirë kanë humbur jetën.
Nga informacionet paraprake që ka mundur të mbledhë policia, mësohet se fëmijët kishin hipur në një varke të vogël së bashku me 5 persona të tjerë dhe kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t?u larë.
Sipas policisë, varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku 5 shtetas kanë mundur të dalin në breg ndërsa dy të miturit e lartpërmendur nuk kanë mundur të shpëtojnë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/mbyten-dy-femije-ne-ujerat-e-liqenit-te-shkodres/