Ambasadori shqiptar në Madrid, Rezar Bregu në një lidhje telefonike për Report Tv nga Spanja konfirmon se nuk ka asnjë shqiptar të lënduar nga sulmi terrorist në Barcelonë mbrëmjen e djeshme.

Ndërsa shton se Spanja u vendos në shënjestër të ISIS, pasi ishte e pozicionuar qartë dhe fuqishëm në luftën kundër Shtetit Islamik.

Rezar Bregu deklaron se niveli i sigurisë në Spanjë pas sulmit është maksimal. Nga sulmi në Barcelonë 13 persona humbën jetën, ndërsa mbi 100 të tjerë u plagosën.

Autoritetet spanjolle parandaluan edhe një tjetër sulm në mesnatë pranë Barcelonës duke vrarë 5 terroristë, që po përgatiteshin për një tjetër akt.