Edhe pse para dy ditësh dorëzuan dorëheqjet, ministrat teknikë dhe zv/kryeministrja do të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë.

Ledina Mandia deklaroi sot se do të vazhdojë që të qëndrojë në detyrë ashtu sikur e parashikon Kushtetuta deri në zëvendësimin e tyre nga parlamenti.

?Kushtetuta e përcakton qartë që edhe në rastin e dorëheqjes është detyrimi i çdo ministri apo edhe zëvendëskryeministri të qëndrojë në detyrë, derisa të përmbushen kërkesat ligjore, që janë dekreti i presidentit dhe votimi në Parlament. Në asnjë rast detyra nuk braktiset? tha ajo për Abcneës.

Sipas Mandijës, misioni i ministrave teknikë nuk ishte i përmbushur plotësisht, por ajo procesit i vendos një notë kaluese.

Mandia e cilëson si eksperiencë të vlefshme përfshirjen e ministrave teknikë në qeveri para zgjedhjeve, e cila mund të vlejë për t?u aplikuar edhe në të ardhmen.

6 ministrat teknikë të PD dhe zv/ kryeministrja dorëzuan raportin e zgjedhjeve dhe më pas dorëzuan dorëheqjen.