Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kamzën paraditen e sotme, pasi burri ka vrarë gruan me armë zjarri dhe më pas veten pas një debati në familje.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Frutikulturë. Halil Lita 65-vjeç ka qëlluar me armë zjarri automatike bashkëshorten, Dije Litën 60-vjeç dhe më pas ka qëlluar veten.
Banorët e zonës shprehen të habitur për atë që ka ndodhur, ndërsa deklarojnë se çifti nuk ka pasur probleme të mëparshme.

?Nuk e di se cfarë ka ndodhur. Halilin e kam pasur mik. Nuk ka pasur probleme më parë? thotë njëri nga banorët.

Familja Lita kishte ardhur nga Kukësi disa vite më parë, ndërsa jetonin të vetëm, pasi fëmijët ishin martuar dhe larguar në emigracion.