TIRANË-E grabitën duke i marrë flori dhe diamante, ndërsa më pas i vendosën gjobë 10 mijë euro. Është kjo skema që përdorën 3 të rinj nga Tirana ndaj biznesmenit me inicialet R.S.

Fillimisht Enea Duraj 26 vjec, Renato Toska 28 vjec dhe 31-vjeçari E.H grabitën me dhunë në Yrshek biznesmenin R.S.

3 të rinjtë i morën sende me vlerë, diamante dhe flori, si dhe një shumë parash që biznesmeni i mbante me vete.

Operacioni, si u kërcënua biznesmeni
Ngjarja ka ndodhur në 19 gusht dhe vetëm pak orë më pas 3 të rinjtë kanë kanosur biznesmenin përsëri, duke i kërkuar 10 mijë euro, në mënyrë që ta linin të qetë.

I ndodhur në këto kushte R.S ka shkuar në Polici. Uniformat blu i kanë thënë biznesmenit që të dorëzonte shumën e parave, ndërkohë që në momentin e dhënies së lekëve, do të ndërhynte Policia.

Pikërisht një ditë më parë në zonën e Yrshekut, R.S. u ka dhënë 5 mijë euro dhe 300 mijë lekë Enea Durajt dhe Renato Toskës.

Policia ndërkohë kishte organizuar operacionin e quajtur ?Diamantët?. Menjëherë sapo kanë marrë lekët, kanë qenë Forcat Operacionale, të cilat kanë ndërhyrë duke vënë në pranga Enea Durajn dhe Renato Tosken.