Dita e sotme do të shoqërohet me një rënie të temperaturave, ku në disa zona do të preken edhe nga vranësira të ndryshme të shoqëruara me reshje shiu.

Në vendet malore temperaturat pritet të zbresin deri në 18 grandë celsius, ndërsa ato maksimale deri në 26 gradë celsius.

Zonat e ulëta do të kenë një temperaturë minimale prej 19 gradësh dhe ato maksimale do të ngjiten deri 34 gradë celsius.

Gjithashtu edhe zonat bregdetare do të preken nga ulja e temperaturave gjatë ditës së sotme, ku ato minimale pritet të jenë 21 gradë celsius dhe ato maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë celsius.

Në një lidhje telefonike për Report TV metorologia Tanja Porja, u shpreh se dhjetë ditët e ardhshme temperaturat priten të mos i kalojnë 36 gradë.

Gjithashtu ajo u shtoi se moti do të jetë i kthjellët dhe nuk do të ketë reshje shiu deri në fundjavë.