Për të përjetuar bukurinë e Alpeve, për të shijuar tingujt e muzikës më të mirë shqip, për të mos i humbur rrëfenjat e paraardhësve tanë, ishin tre thirrjet e brendshme të kantautorit Vlashent Sata që sot i mishëron në një festival të vetëm. Muzika e mirë folk e krijuar dhe e kënduar nga artistë, të angazhuar suksesshëm në skenat evropiane, Vlashent Sata, Elina Duni dhe Shpat Deda do të vijë për të parën herë në ?Za Festival?, në Theth.

Treshes së muzikantëve dhe idesë së tyre për të qenë dashamirës ndaj natyrës, i është bashkuar edhe aktori Arben Bajraktaraj, shqiptari i Hollyëoodit.

Për zërat e artistëve, për muzikën e mirë dhe për vetë lajtmotivin, ?Za Festival? nis rrugëtimin e tij me dëshirën për tu kthyer në një traditë, të shtunën në mbrëmje nën këmbët e maleve që rrethojnë Thethin.

Tv Klan