TIRANË- Presidentit të ekipit të Kamzës, Naim Qarrit, i është vendosur tritol poshtë makinës mbrëmjen e sotme, ndërsa për fat të mirë nuk ka të lënduar nga shpërthimi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, ku 150 gram tritol ishin vënë poshtë makinës tip "Hummer" të biznesmenit.

Makina e parkuar, nga shpërthimi nuk ka viktima
Në momentin e shp makina ka qenë e parkuar, dhe për fat të mirë, nuk ka pasur persona afër, ndërsa biznesmeni Qarri ka qenë në banesën e tij.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar pjesa e përparme e makinës.

Dyshimet e para flasin për një konflikt të biznesmenit me persona të tjerë, ndërsa është ende herët të flitet për persona të dyshuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa janë vedosur edhe pika kontrolli në të gjithë zonën e Kamzës.