Kreu i ALUIZNI- t Artan Lame në një deklaratë për shtyp ditën e sotme, pak para përfundimit të këtij mandati, ka ndarë me publikun rezultatet e arritura gjatë 4 viteve nga institucioni që ai drejton.

Sipas Lames gjatë këtyre katër viteve janë legalizuar 144.154 objekte, shifër kjo që e ka krahasuar me 8 vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike, për të cilën është shprehur se ka bërë vetëm 21.000 legalizime.

?Praktikisht sot mund të themi se procesi i legalizimeve të objekteve që janë brenda kritereve ligjore në zonat informate është përmbyllur në masën 88%?, tha Lame.

Kreu i ALUIZNI-t ka shtuar se ky institucion do të vazhdojë punën për të bërë të mundur përmbylljen totale të procesit të legalizimit.

Ai ka paralajmëruar edhe ndryshime në ligj, pasi është pikërisht ligji aktual ai që nuk i lejon objektet e reja që të legalizohen.

Ndërkohë numri një i ALUIZNI-t ka folur edhe për një rikonstruktim të plotë ligjor, strukturor dhe territorial.