Surprise Me!

Report TV - Djegia e mbetjeve urbane në Fushë–Krujë, problem për banorët

2017-10-24 1 Dailymotion

Djegia e mbetjeve urbane të Fushë-Krujës është kthyer në një problem të madh për jetën dhe shëndetin e banorëve jo vetëm për ata që jetojnë në afërsi të vendit ku digjen por edhe të fshatrave përreth e të vetë qytetit të Fushë-Krujës.

Për më shumë se dy ditësh këto plehra digjen dhe e gjithë zona është e mbuluar nga tymi.

Mbetjeve i vihet flaka herë pas here dhe tymi e gazrat helmues që çlirohen shpërndahen në hapësira të mëdha disa dhjetëra km, aq sa syri nuk sheh me shume se 7-8 metra larg.

Banorët shprehen se nga djegia e tyre shkaktohet një smog i jashtëzakonshëm nga kjo gjendje e rëndë saqë ata nuk mund të hapin dot as dyert apo dritaret.

Ashtu sikurse shprehen edhe vetë, sëmundjet tek këta banore të shkaktuara nga kjo ndotje e paimagjinueshme kanë qenë të shumta.

Buy Now on CodeCanyon