Surprise Me!

Report TV - Sherr me kaçavida në Vlorë mes 2 punonjësve të OSHEE, 1 i lënduar

2017-10-24 0 Dailymotion

VLORË-Një sherr mes dy punonjësve të OSHEE ka përfunduar me një të plagosur, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.

Sipas policisë, mesditën e sotme në lagjen ''29 Nëntori'' M.B. 54 vjeç dhe M.Q. 49 vjeç janë konfliktuar duke përdorur edhe kaçavida, ndaj njëri-tjetrit.

Nga sherri ka mbetur i lënduar M.B. 54 vjeç, i cili ka marrë dëmtime si pasojë e goditjeve me kaçavidë nga M.Q. 49 vjeç.

I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, policia ka shoqëruar në Komisariat 49-vjeçarin me inicialet M.Q. ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë.

Buy Now on CodeCanyon