Bashkia e Kukësit i është drejtuar vlerave të saj kulturore dhe historike në funksion të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit turistik të zonës.Ne bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë, ka nisur një projekt për risjelljen në një formë të vlefshme të Kalasë dhe Qytezës Antike të Pecës,e cila shtrihet në 12 mijë metra katrorë.<br /> <br />?Është një kala me një histori shumë të vjetër, që përgjithsisht edhe vetë e kuksianët thjesht e kanë bërë si një kodër, por ne duhet t?u tregojmë të gjithëve se këtu ka një trashëgimi kulturore shumë të pasur me një investim 4 vjeçar, por me shumë modeste. Kemi operuar edhe me ambasadorë të huaj, po shikojmë për gjetjen e mundësisë për të bërë rrugën që të sjell këtu?, u shpreh kreu i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu.<br /> <br />Drejtor i Institutit të Arkeologjisë, Luan Perzhita i cili kryeson këtë projekt të Bashkisë Kukës thotë se Kalaja e Pecës ka vlera të jashtëzakonshme për sa i takon origjinës dhe emrit të vjetër të vetë qytetit të Kukësit .Sipas Përzhitës, është një shembull i rëndësishëm vlerash që identifikon qytetërimet e hershme e me kulminacion Perandorinë e Justinianit, i cili ndërtoi edhe një kishë brenda Kalasë së Pecës.
