Një bluzë e qëndisur nga duart e Sabiha Kasimatit është ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Nazizmit e të Stalinizimit. 23 gushti është shpallur si dita që dënon do formë të totalitarizmit nga Parlamenti Evropian.<br /> <br />Me këtë rast Muzeu Historik Kombëtar ka çelur një ekspozitë ku përveç bluzës së Sabiha Kasmiatit janë ekspozuar edhe disa objekte të tjera të viktimave të terrorit nazistit e komunizmit stalinist shqiptar. Të bëjnë përshtypje veshjet e shpuara nga plumbat të masakrës gjermane të Borovës në vitin 1943, ku nazistët gjermanë i mblodhën në një shtëpi e i pushkatuan pothuajse të gjithë burrat e djemtë e kij fshati.
