Një pemë është rrëzuar paraditen e sotme te ?Ushtari i Panjohur? në kryeqytet.

Pema është rrëzuar shumë pranë rrugës kryesore, ku fatmirësisht nga rrëzimi i saj nuk ka persona të lënduar.

Kjo zonë, e cila është në qendër të qyteti, ka shumë njerëz të cilët lëvizin për shkak se është edhe një nga rrugët të cilat të nxjerrin në qendër të kryeqytetit.

Rrëzimi i pemës ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve, duke qenë se ka bllokuar një krah të lëvizjes së saj.

Shërbimet e policisë janë në vendngjarje dhe kanë bërë gjithashtu edhe spostimin e qarkullimit.