Pas përfundimit të pushimeve verore në vendlindje, emigrantët Kosovarë që jetojnë dhe punojnë në vendet Bashkimt Europian, kanë nisur rrugën e kthimit.

Fluksi i parë i emigrantëve ka mbërritur edhe në doganën e Morinës.

Situata deri më tani paraqitet normale pavarësisht radhëve pasi fluksi i kalimeve vijon të jete në masë të madhe pothuajse çdo orë të ditës. Në dy orare piku,policia kufitare operon me procedure te përshpejtuar kalimi.

Ditët e ardhshme, sipas autoriteteve, pritet të jenë më të ngarkuara në Morinë. Ndërkohë urdhri i Drejtorit të përgjithshëm të policisë për shtimin e masave të sigurisë ka mbërritur në Morinë ku këtë të enjte vihej re prania e personelit shtesë të policisë kufitare dhe shërbimeve të tjera inteligjente.

Po bashkëpunohet ngushtë me palën Kosovare ku dy policitë punojnë në sportele të përbashkëta si në Morinë edhe në Vërmicë.