Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mungesa e reshjeve të shiut dhe për pasojë rënia e nivelit të ujrave në basenin e liqenit të Fierzës, kanë bërë që të dalin në sipërfaqe rrënojat e fshatrave, që deri më tani kanë qenë gjithnjë nën ujë.

Ditëve të fundit qytetarët e Kukësit po shohin rrënojat e fshatit Brrut, që shtrihej në veri të Kukësit të Vjetër.

Dy banorë të këtij fshati, tregojnë sesi ka qenë ky fshat dikur. Ndonëse kanë vite që jetojnë jashtë Shqipërisë, me të marrë vesh lajmin se rrënojat e fshatit kanë dalë në sipërfaqe,ata kanë ardhur për ta parë nga afër dhe pse jo për të kujtuar kohët e kaluara.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kukes-dalin-rrenojat-e-fshatrave-te-permbytur-nga-fierza/