Vjeshta do jetë periudha e aksioneve në Partinë Demokratike. Burime për Report Tv, thonë se aksioni opozitar do të fillojë me ristrukturimin e 68 degëve të PD në 12 qarqet e vendit.

Më të rrezikuar për tu zëvendësuar, janë krerët e degëve që shënuan një humbje më të madhe sesa në vitin 2013.

Ashtu siç kanë pohuar edhe disa figura të rëndësishme në PD, aksioni opozitar i demokratëve për të kontrolluar qeverinë është duke denoncuar çdo aferë korruptive apo kriminale me protesta, që sipas burimeve do të fillojnë nga shtatori.

Reforma Kushtetuese dhe reforma zgjedhore do të jenë aksioni parlamentar i demokratëve, të dy këto reforma si pjesë e marrëveshjes së 18 majit e firmosur nga kreu I opozitës Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.

Reforma kushtetuese parashikon ndryshimin e sistemit parlamentar nga 140 deputetë në 100 deputetë, dhe gjithashtu në platformën e demokratëve përfshihet edhe zgjedhja e presidentit nga populli.