Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
ë dhënat e INSTAT mbi faktin se 500 mijë shqiptarë kanë pushuar jashtë vendit për këtë sezon turistik, për ekonomistin Dritan Shano janë alarmante.
Në një intervistë për Ora News, ai thotë se vendin tonë sa i takon turizmit çalojnë ato aspekte që janë në dorën njerëzore.
Shano: Të dhënat e INSTAT nuk do i besoja edhe sikur të isha Drejtor i INSTAT vetë. Por kjo është një shifër që tregon se shqiptarët gjejnë me vend të shkojnë të rigjenerojnë trupin dhe mendjen e tyre jashtë Shqipërisë dhe jo në Shqipëri. Është një këmbanë alarmi për ata që merren me politika për turizmin dhe për zhvillimin e infrastrukturës jo vetëm rrugore por edhe energjitike dhe dixhitale, por edhe sektorë të tjerë që mbështesin turizmin si bujqësia që ti vënë gishtin kokës dhe të thonë: Pse duhet të ikin kaq shumë para jashtë këtij vendi në një kohë që ne Perëndia na ka pajisur mirë me det, mal, kodra. Është pjesa që i duhet të bëjë njeriut që nuk shkon dhe që detyron paratë e shqiptarëve që krijohen me mund dhe djersë të emigrojnë dhe ato në vende që punët i kanë më mirë sesa ne sigurisht.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shano-500-mije-shqiptaret-qe-pushuan-jashte-shqiperise-alarm-per-vendin/