Surprise Me!

Koreja e Veriut lëshon tre raketa balistike - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

"Koreja e Veriut ka lëshuar tre raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi mëngjesin e kësaj të shtune, edhe pas paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarë të Koresë së Jugut raportojnë se raketat u nisën nga një vend në krahinën Ganguon, në bregun e saj lindor dhe ranë në det.

Ministrja e Mbrojtjes së Koresë së Jugut tha për mediat se ushtria po mban një mbikëqyrje të ngushtë mbi Veriun, për të përballuar provokimet e mëtejshme.

Por, sipas zyrtarëve të Ushtrisë Amerikane, hedhja e raketave dyshohet se vjen si një përgjigje ndaj stërvitjes së përbashkët ushtarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut, ku marrin pjesë mijëra trupa paqeruajtës.

Marrëdhëniet mes Phenianit dhe Uashingtonit janë në kulmin e tensionit, i cili ka nisur një muaj më parë që kur Koreja e Veriut testoi një raketë balistike ndërkontinentale.

Paralajmërimet e SHBA duket se nuk e kanë bindur Phenianin të ndalojë testimin e raketave me rreze të largët.

Pak javë më parë, Kim Jong Un kërcënoi se objektivi i ardhshëm nuk do të jetë vetëm baza më e madhe ushtarake amerikanë në ishullin e Guamit në Paqësor, por edhe kontinenti amerikan."

Buy Now on CodeCanyon