Surprise Me!

Rriten vatrat e zjarrit në vend - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

"Situata e zjarreve është përkeqësuar gjatë 24 orëve të fundit, pasi numri i vatrave është trefishuar.

Të premten Emergjencat Civile raportuan 7 zona ku zjarri ishte ende aktiv. Ndërsa ketë te shtune, janë 24 vatra të tilla.

Flakët vijojnë të shkrumbojnë pyjet në zonat e thella malore te rretheve Shkodër, Dibër, por edhe në zonat fushore te Lezhës dhe Fierit.

Terreni i thyer ne disa raste si dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke përfshirë dhe një pjesë të zonës pyjore të fshatit Dush të Shkodrës.

Si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pyll pishe.

Ndërkohe në Parkun Kombëtar të Lurës, në zonën e Liqenit të Zi dhe Liqenit të Madh janë disa vatra zjarri te cilat prej disa ditësh nuk po shuhen.

Situate e vështirë u raportua edhe fshati nga Perlat-qendër i Lezhës. Zjarri i rënë në një terren të thyer ka asfiksuar një banor te zonës, i cili po mundonte te shpëtonte banesën e tij nga flaket.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 135 punonjës, 16 automjete si dhe 80 forca ushtarake."

Buy Now on CodeCanyon