Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Personat të cilët e kanë emrin në listën e përfituesit të bashkisë së Tiranës për programin e kredisë së butë tashmë duhet të ndjekin procedurat e vlerësimeve dhe kritereve nga banka e përzgjedhur nga Bashkia, Raiffeisen Bank.
Drejtorja e përgjithshme për mbrojtjen dhe përfshirjen sociale në Bashkinë e Tiranës Anisa Ruseti tha se banka bënë vlerësimet e saj në lidhje me kriteret e përfitueseve.
Ruseti: E para është të ishin përfitues nga kriteret e vendosura nga bashkia Tiranë. Njerëzit që kanë përfituar i kanë përmbushur këto kritere dhe momenti i dytë është përzgjedhja tek bankat. Ne nuk kemi hyrë në kredi të tjera që mund të kenë personat që kanë aplikuar tek ne, por i jemi referuar vetëm çështjes së strehimit.
Përfituesit duhet të zgjedhin banesat e tyre dhe të ndjekin politikat dhe vlerësimet e bankës ku do të përfitojnë kredinë sociale.
Ruseti: Që me vendimin, shuma ka qenë e lidhur me strukturën familjare. Një familje me 1 deri në 3 anëtarë kanë qenë përfitues të një gazionerje ose apartamenti 1 plus 1. Familje të ndryshme kanë masë të ndryshme përfitimi.
Sipas programit, Bashkia e Tiranës në këtë rast financon 80% të vlerës së shtëpisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kredite-e-buta-te-perzgjedhurit-duhet-te-ndjekin-procedurat-tek-banka/